Nesër Fushë Kosova me fshatrat përreth do te kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
KUR”Prishtina”-sh.a. njofton se qyteti i Fushë Kosoves me fshatra përreth, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni-Kuzmin, se nesër më 10 qershor 2015, e mërkurë, do t’ketë ndërprerje uji nga ora 06:00-18:00.
“Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit në këtë objekt, duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit” thuhet ne njoftimin e kesaj kompanie./ 21MEDIA
