Gazetari turk Kadri Gursel është shkarkuar nga puna pasi që në profilin e tij në Twiter ka shkruar se presidenti Rexhep Taip Erdogan është fajtor për sulmin terrorist në Suruçi.
Gursel dje në këtë rrjet social ka shkruar se është “turpëruese” që liderët botërorë i dërgojnë telegrame ngushëllimi “shkaktarit kryesor për terrorizmin e shtetit Islamik”, transmeton AP.
Autoritetet turke për sulmin me bomba në Suruçi kanë akuzuar ISIS, që lufton kundër forcave kurde në afërsi të kufirit me Siri.
Eksplodimi në qytetin Suruç, e banuar kryesisht me kurdë nga nxitur spekulime me lidhje të afërta mes qeverisë dhe xhihadistëve, ka shkruar dje gazeta turke “Zaman”.
Përveç kësaj disa media duke u thirrur në dëshminë e një motre medicinale, kanë thënë se e bija e presidentit Erdogan, mban një spital “ të fshehtë” për pjesëtarët e plagosur të ISIS-it që lufton kundër qeverisë së presidentit të Sirisë Bashar Al-Asad.
