Gjermani: E “vdekura” shfaqet e gjallë 30 vjet pas zhdukjes së saj!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një gjermane, e cila ishte zhdukur në vitin 1984 dhe ishte shpallur e vdekur, u shfaq e gjallë tri dekada më vonë. Ajo pranoi se ka jetuar me identitete të ndryshme në disa qytete të ndryshme dhe si arsye për zhdukjen e saj përmendi faktin se nuk ka dashur të ketë më kontakt me familjen.
Petra Pasitka, nga qyteti i Braunshvajgit, në veri të Gjermanisë , u zhduk në vitin 1984, në moshën 24 vjeçare. Atëbotë dyshohej se ajo ishte vrarë, e madje u gjet edhe një fajtor për vrasjet e saj, por sot, 31 vite më vonë, u zbulua se ajo megjithatë është gjallë.
Gjermanja, për të cilën mendohej se ishte vrarë, u gjet tri dekada më vonë në qytetin e Dyseldorfit, me mbiemrin Shnajder. Para dy javësh hajnat kishin hyrë në shtëpinë e saj dhe ajo thirri policinë, e cila më pas zbuloi identitetin e saj të vërtetë.
Zyrtarët e policisë njoftuan se ajo menjëherë kishte pranuar se ka jetuar në qytete të ndryshme, me emër të rrejshëm dhe se nuk ka nxjerrë kurrë një letërnjoftim të ri.
Petra u zhduk më 26 korrik të vitit 1984. Sipas fjalëve të miqve të saj, ajo kishte dal nga puna në orën tre pasdite, me qëllim që të shkonte të prindërit, por nuk kishte arritur kurrë deri te shtëpia e tyre. Pasi që jë vit më herët në qytet ishte vrarë një vajzë 14 vjeçare, policia ishte e bindur se vrasësi kishte sulmuar prapë.
Të dhënat e Petras u publikuan edhe në një emision për persona të zhdukur, por askush nuk u paraqit me informata për vendndodhjen e saj të mundshme.
Në fund të vitit 1985, policia arrestoi një person, të dyshuar për vrasjen e vajzës 14 vjeçare dhe të Petras, i cili pranoi se e ka vrarë edhe atë dhe Petra u shpall e vdekur në vitin 1987.
Tani Petra po refuzon të flas për zhdukjen e saj dhe e vetmja gjë që pranoi ti thotë policisë ishte se nuk kishte dashur të ketë më kontakte me familjen e saj./ 21 Media