Gjatë marrëveshje financiare janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në prag të vizitës së kancelares Angela Merkel në Tiranë, Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani dhe ambasadori gjerman, Helmut Hoffman kanë nënshkruar paraditen e sotme një seri marrëveshjesh financiare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Ministri Cani vlerësoi rëndësinë e këtyre marrëveshjeve, që sipas tij, do të rrisin praninë e investimeve gjermane në vendin tonë.
“Të dy vendet me dëshirën e mirë sot nënshkruajnë6 marrëveshje. Gjermania është një partner strategjik që e ka ndihmuar Gjermaninë në vite, që nga viti 1991 e deri më tani. Ndihmat dhe huatë që shteti gjerman ka dhënë për Shqipërinëjanë të nivelit 370 milionë eurove. Sot pra sapo firmosëm 6 marrëveshje të reja për një shumë prej 107.5 milionë euro nga të cilat 1.5 milionë janë grant dhe 106 milionë euro janëhua,” tha ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Por edhe ambasadori Hoffman vlerësoi me nota pozitive këtë nismë të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, që do të sjellë të mira për qytetarët shqiptarë.
Video:“Sapo nënshkruam 6 marrëveshje financiare. Për këto marrëveshje është punuar prej shumë kohësh ndaj dhe falënderoj ata që dhanë kontributin e tyre, përfshirë kompanitë pjesëmarrëse. Është pozitiv fakti që arritëm të nënshkruajmë këto marrëveshje pak ditë para vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë. Ato do të përkthehen në investime dhe do të sjellin gjëra pozitive për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të japin kontributin e tyre”, ka shtuar Hoffman.
Të mërkurën e kësaj jave pritet të mbërrijë në Shqipëri kancelarja gjermane Angela Merkel. Kjo është vizita e parë zyrtare e një kancelari gjerman në Shqipëri.
