Komuna e Gjilanit, në kuadër të aktiviteteve për Ditët e Lirisë, do të zhvillojë sot aktivitete me të cilat do ta kujtojë shkrimtarin e kësaj ane Beqir Musliun.
Fillimisht, në orën 10:00, do të vendosen lule tek varri i poetit të ndjerë në Varrezat e qytetit, ndërsa pas kësaj, në orën 11:00, do të bëhet edhe shpallja e fituesit të çmimit letrar “Beqir Musliu 2015” në zyrën e kryetarit të komunës./Kp/
