Gratë duhet të marrin pjesë në të gjitha nivelet e proceseve shoqërore. Në praktikë, gratë nuk po i gëzojnë të drejtat e tyre, nuk kanë qasje në vendimmarrje në politikë e fusha tjera. Kështu u vlerësua në konferencën për barazinë gjinore, të organizuar nga KFOR-i, sot në Prishtinë. Qëllimi i konferencës ishte që të paraqes sfidat kryesore me të cilat përballen gratë në Kosovë dhe të tregojë rëndësinë që gratë kanë në shoqëri, veçanërisht në vendimmarrje.
KFOR-i ka mbledhë në këtë konferencë përfaqësues të shtetit të Kosovës dhe ata të organizatave të ndryshme. Protagonistët e këtij diskutimi vlerësuan se barazia gjinore është standard për të gjitha shoqëritë.
Komandanti i KFOR-it, Francesco Paolo Filiuolo tha se gratë paraqesin një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. Sipas tij, perspektiva gjinore dhe dimensioni gjinor duhet të jetë pjesë e natyrshme e ushtrimeve, trajnimeve dhe arsimimit. Ai tha se ka nevojë për pikëpamje të burrave e grave.
Ndërsa, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në pamundësi që të jetë e pranishme në konferencë, përmes video-linkut, tha se shoqëria e Kosovës ka zgjedhë rrugën e progresit, përmes mundësive të barabarta pa dallim gjinie. Presidentja tha, se barazia gjinore ka të bëjë me nivelin e zhvillimit të një vendi, me funksionimin e demokracisë së tij dhe drejtësinë ndaj qytetarëve pa dallim.
Për barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e gruas në pozita të ndryshme të shtetit, foli edhe shefja e zyrës administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq. Duke treguar për sfidat që pati ajo si grua në ndërti min e karrierës së saj, Hoxhiq tha se kombinimi i mirë mes burrave dhe grave është i domosdoshëm për çdo shoqëri të shëndoshë.Ajo tha se kombini mi i cilësisë së burrave e grave në vendin ku ajo punon, rezultoi për çdo veprim me rezultate të mira.
Në konferencën e mbajtur nga KFOR-i, për barazinë gjinore, u tha se barazia gjinore është aspekt fundamental në shoqëritë demokratike dhe se barazia gjinore është standard për të gjitha shoqëritë. Sipas pjesëmarrëse në këtë konferencë, profesioni nuk ka gjini.
