Guardiola: Pse jam tullac? Për shkak të Boateng

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Trajneri i Bayern Munich Pep Guardiola ka bërë shaka në kurriz të tullacërisë së tij duke thënë se dëshiron të t’i shmanget stilit të flokëve të Jerome Boateng.
Mbrojtësi i bavarezëve kohët e fundit mban flokët në një stil ndryshe dhe Guardiola këtë temë e ka prekur para fillimit të turneut në Kinë .
“Kam humbur flokët e mi që nuk do të kisha dëshirë të kopjoj stilin e Boatengut. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të bëhem tullac dhe nuk e kam atë problem”, ka thënë Guardiola , derisa Boateng ishte pranë tij.
Bayern gjatë turneut në Kinë do të takohet me Valencinë, Interin dhe një ekip kinez ndërsa ndeshja e parë në Gjermani e pret më 1 gusht për superkupën me Volfsburg.