Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës përkundër asaj se thotë që provimi i maturës ka qenë i suksesshëm, ka vendosur që të merren masa sanksionuese për mësimdhënësit Bujar Abdullahun, Arsim Ajvazin dhe Fahredin Haxhimusën, të cilat kanë shkelur ligjin e maturës.
Këshilltari politik në ministrinë e arsimit, Azem Guri, gjatë një konference për media tha se masat sanksionuese do të merren për disa persona, të cilët kanë shkelur ligjin.
Një ndër ta është Bujar Abdullahu, mësimdhënës i caktuar në cilësinë e administratorit në provimin e maturës në shkollën “Fehmi Agani” në Klinë.
