Haliti: Ndoshta u keqkuptova. Dëshmorët janë të shenjtë për mua

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka reaguar pasi që familjarët e Dëshmorëve të Kombit kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me një deklaratë të Halitit gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës
Pas seancës familjarët e dëshmorëve të rënë gjatë periudhave të ndryshme kanë thënë se ndihen të zhgënjyer nga kjo deklaratë e Halitit dhe kanë kërkuar sqarim nga ai.
Më poshtë po e botojmë reagimin e nënkryetarit të Kuvendit:
Sot, gjatë drejtimit të seancës së punimeve të Kuvendit, saktësisht pas pyetjes së deputetit të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, për mosnjohjen e statusit të dëshmorëve të rënë para luftës së fundit në Kosovë, ndoshta mund të jem keqkuptuar.
Dua të bëj të qartë për opinion publik se sikurse dje, ashtu edhe sot, por edhe në të ardhmen do t’i respektoj të gjithë ata që kanë kontribuar për çlirimin, lirinë dhe pavarësimin e Kosovës, në veçanti ata që kanë rënë me pushkë në dorë, të cilët për mua mbeten të shenjtë.
Secila familje ka të drejtë të kërkoj statusin e dëshmorit për d jemtë apo vajzat e tyre të rënë për lirinë e vendit. Dhe tashmë ne kemi edhe ligjin për statusin e dëshmorit të UÇK-së.
Nëse do të ketë ndonjë nismë për ndryshimin e tij, unë do të jem ndër të parët që do ta mbështes pa hezituar fare.
Nuk kam se si të mos vazhdoj për t’i nderuar dëshmorët, ndër ta edhe Afrim Zhitinë, i cili ra dëshmorë me armën të cilën i dhashë unë. Prandaj askush nuk mund të më akuzojë se nuk i respektoj dëshmorët.
Po ashtu dua të sqaroj se nuk ka qenë deklaratë, por thjesht fjalë e çastit. Nëse familjet e dëshmorëve të rënë para luftës çlirimtare janë ndier të ofenduar, u kërkoj falje.
Xhavit Haliti
Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës