Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Han pas përfundimit pa sukses të bisedimeve në Bruksel ka shruar në profilin e tij në Twitter se bisedimet kanë dështuar për shkak të mosguximit të liderëve.
“Ende nuk ka marrëveshje në bisedimet për IRJ të Maqedonisë. Jam i zhgënjyer nga mungesa e përgjegjësisë dhe lidershipit tek disa”, ka shkruar Han, transmeton “Zhurnal”.
“Qytetarët meritojnë më shumë: demokraci, sundim i ligjit dhe të ardhme europiane. Nuk tërhiqemi”, shkroi mes tjerash Han.
