Pas kthimit nga Sllovenia kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj mori pjesë në Kuvendin e shtatë Zgjedhor të Aleancës së Gruas. Me këtë rast ai tha se i ka ardhur rënd dhe turp kur ka dëgjuar udhëheqësit e shtetit të Kosovës, që i thanë gjerat gabim, duke iu referuar kështu kryeministrit Mustafa, për ndalesën që iu bë në bazë të një fletarresti të Serbisë.
Po ashtu, Haradinaj kritikoi presidenten Jahjaga për deklaratën e saj falënderuese për lirimin e tij, duke thënë se ajo s’ka pse të falënderonte pasi që ajo ndalesë u bë në mënyrë të padrejtë./ 21MEDIA
