Dashi
Ne jetën tuaj ne çift, ndikimi i yjeve do jete i madh këtë jave. Do ketë si momente te ngrohta ashtu edhe tension dhe mosmarrëveshje. Reflektoni dhe mundohuni t’i kuptoni gabimet. Beqaret do fillojnë një lidhje serioze qe nga dita e mërkurë. Gjithçka do jete ndryshe për ta qe tashme e tutje. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do i kryeni te gjitha investimet dhe serish situata do jete e mire. Edhe gjendja shëndetësore do jete e kënaqshme. Do jeni energjike dhe plot gjallëri. Ne pune do hezitoni te filloni projektet e reja qe do ju propozohen dhe nuk do keni as ndryshime te të ardhurave. Po qëndruat ne qetësi nuk keni për te ndërruar asnjëherë pozicion. Familja e qete.
Demi
Kujdesuni me shume për jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave nëse doni qe atmosfera te ngrohet pas një periudhe delikate. Dëgjojeni tjetrin ne çdo moment dhe respektojini mendimet e tij. Beqaret do jene me fat dhe do iu konkretizohen te gjitha ëndrrat qe kane pasur. Nuk do ndiheni me asnjë moment vetëm. Për financat do jete një periudhe e begate. Te gjitha masat e marra me herët do japin rezultatet e duhura. Për shëndetin nuk do kujdeseni aspak dhe mund te bëni gjera te gabuara. Do keni goxha shqetësime sidomos nga mesi i javës. Ne pune do jeni me energjike dhe do i kaloni një e nga një te gjitha pengesat qe ju kane dale me herët. Me familjaret do keni një marrëdhënie te zakonshme.
Binjaket
Do ngrini shume pikëpyetje këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do flisni edhe për tema tejet delikate. Urani do ua qartësojë mendimet dhe do ju beje te tregoheni me te hapur. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do pranojnë asnjë ftese qe do iu behet. Do humbasin mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar do shpenzoni pa u menduar ne asnjë moment dhe gjerat do marrin tatëpjetën. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdes me konsumimin e alkoolit dhe ushqimet e yndyrshme. temperaturat e larta mund te sjellin probleme serioze. Ne pune do keni arritje te mëdha dhe do ndiheni me krenare se kurrë për veten tuaj. Do merrni edhe shpërblime.
Gaforrja
Këtë jave nuk do ndiheni aspak mire juve qe jeni ne një lidhje. Problemi me i vogël apo kundërshtimi i partnerit do ju beje agresive dhe nuk do dini çfarë do nxirrni nga goja. Asgjë nuk ka për te qene si keni dëshiruar. Beqaret duhet te pranojnë ftesat qe do ju bëhen dhe te njihen mire me personat qe do kenë afër. Mos pretendoni qe ata te mos kenë te meta. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme. Do ndiheni me te qete kur te shpenzoni dhe nuk do ju duhet te kërkoni hua. Për shëndet me te mire duhet te përdorni me tepër xhenxhefilin dhe majdanozin. Ne pune do jeni luftarake dhe energjike. Do arrini me pare atje ku keni dashur. Me familjaret marrëdhënia do jete e shkëlqyer.
Luani
Këtë jave do keni nevoje për me shume qetësi ne jetën tuaj ne çift. Flisni hapur me partnerin dhe ai ka për t’iu kuptuar. Nuk do ketë asnjë problem apo mosmarrëveshje. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve qe do ju bëhen dhe ka mundësi qe te njihen me persona mjaft interesante. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po shpenzuat shuma ekstravagante situata do ju përkeqësohet menjëherë. Maturia duhet te mbizotërojë ne çdo moment. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Lodhja do beje te veten dhe mund te keni edhe shqetësime nga stomaku apo nga barku. Jeta profesionale do ece me ritme me te shpejta. Do i realizoni te gjitha planet dhe do ndiheni te lumtur. Me familjen nuk do i keni punët mire.
Virgjeresha
Do ju ndryshoje here pas here humori gjate gjithë kësaj jave dhe do debatoni ashpër me partnerin tuaj. Do e teproni ne shume raste dhe kjo do e përkeqësoje situatën. Beqaret do kenë një jave me fat. Po përfituan nga rastet qe do iu jepen do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse papritur situata ka për t’iu ale jashtë kontrollit. Mënyra sesi ju do ushqeheni do ketë ndikim te forte tek shëndeti. Mos lini pa konsumuar asnjë vakt dhe shtoni sasinë e ujit ne ditët e nxehta. Ne pune do jeni gjate gjithë kohës vigjilente dhe do ecni ne rrugën e duhur. Do afroheni shume me objektivat qe i keni vene vetes. Jeta familjare nuk do jete e privilegjuar.
Peshorja
Për pjesën me te madhe te çifteve nuk do ketë aspak probleme gjate gjithë kësaj jave. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do keni një komunikim te ngrohte. Beqaret nuk duhet te pranojnë te jene pranë dikujt i cili me pare i ka tallur dhe i ka share. Me mire te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm derisa te gjejnë te duhurin. Financat do jene goxha te trazuara për shkak te shpenzimeve te pallogaritura qe do kryeni. Situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Shëndeti do ketë goxha ulje dhe ngritje. Kujdes me lodhjen dhe me ushqimet qe do konsumoni. Kjo është një periudhe delikate dhe mund te keni helmime. Ne pune do keni edhe me luftarake nga me pare dhe do i arrini ato qe keni dashur. Jeta familjare do jete harmonike.
Akrepi
Asgjë nuk do ece mire këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje. Do kapeni edhe pas detajeve te vogla dhe do debatoni ashpër me partnerin. As beqaret nuk do kenë një periudhe me fat kështu qe sado te mundohen te gjejnë princin e kaltër nuk do ja dalin dot. Kohen e lire duhet ta shfrytëzojnë duke qëndruar me familjaret. Financat nuk do jene ashtu si do kishit dëshiruar, prandaj çdo shpenzim bëjeni te mire llogaritur. Para hua nuk duhet te merrni për asnjë arsye. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni probleme me aparatin tretës dhe do ndiheni gjithë kohës te fryre. Ne pune do hezitoni t’i pranoni disa propozime dhe mund te humbisni kështu mundësi te shkëlqyera. Me familjaret duhet te jeni te drejtpërdrejtë.
Shigjetari
Jave e ngrohte do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pa fund me partnerin dhe do bini dakord për çdo gjë me njeri-tjetrin. Beqaret ka shume mundësi te fiksohen pas pamjes se jashtë te një personi dhe te pranojnë te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Ky do jete gabim me pasoja te renda. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse te gjitha pasojat kane për te rene mbi supet tuaja. Shëndeti here pas here do jete delikat. Mos mbani dieta strikte dhe shmangni sa te mundni alkoolin dhe pijet me gaz. Ne pune do jeni te guximshëm dhe nuk do trembeni përpara sfidave te vështira qe do ju dalin. Me familjaret do kaloni me tepër kohe dhe do flisni edhe për disa tema me rëndësi.
Bricjapi
Do ndiheni mjaft mire këtë jave pranë partnerit tuaj dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Do dashuroheni pa dorashka ne çdo moment. Beqaret duhet te harxhojnë me tepër kohe duke u njohur me një person para se te hedhin hapa te rëndësishme. Nga kjo do varet tërësisht e ardhmja. Financat do jene te shkëlqyera. Do kryeni te gjitha investimet e menduara dhe do harxhoni edhe para për gjera qejfi. Për shëndet te mire duhet te ushqeheni me maturi. Shmangni gjalpin dhe preferoni perimet e zagares dhe peshkun. ne pune duhet te mos nxitoheni për asgjë sepse disa kolege do ju çojnë ne drejtimin e gabuar për t’iu ulur vlerat. Jeta familjare do jete e trazuar.
Ujori
Qëndrueshmëria, rehatia dhe ekuilibri do mbizotërojë gjithë ketë jave ne jetën tuaj ne çift. Shfrytëzojeni çdo moment kur te ndodheni pranë tij. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe do ja lënë gjithçka kohës. pas ditës se enjte pritet te ndodhin takime interesante. Financat do kenë dite pas dite tronditje te forta. Merrni masa dhe flisni sa me pare me specialistet nëse nuk doni te mbeteni pa para. Për shëndetin nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Do jeni plot energji dhe nuk priten shqetësime. Ne pune do keni performanca te shkëlqyera dhe do i ngjitni shkallet me shpejtësi drejt një posti me te mire. Do jeni krenare për veten dhe te kënaqur. Jeta familjare do jete e paqëndrueshme.
Peshqit
Bashkëpunimi ne çift do jete i mire gjate gjithë kësaj jave. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe do hidhni hapa te rëndësishme. Për beqaret do ketë ndryshime rrënjësore. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen dhe keni për ta ndryshuar statusin me shpejt nga sa mendonit. Gjendja e financave nuk do jete ashtu si e keni dëshiruar. Here pas here do ju duhet te kryeni shpenzime te konsiderueshme dhe nuk do mund te hiqni para mënjanë. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por qe nga dita e mërkurë gjithçka do përmirësohet. Do kujdeseni për çdo detaj. Ne pune perspektivat do jene te mira. Do bashkëpunoni me koleget dhe do merrni vlerësime nga shefat. Jeta familjare do jete e mire për shkak te tolerancës reciproke.












