Dashi
Këtë jave do jeni me te mbyllur se zakonisht ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e mire. Debatet do jene te njëpasnjëshme dhe asnjeri nuk do e ule hundën. Beqaret do dine mire se cilët persona te joshin dhe kane për ta ndryshuar statusin me shpejt nga sa kishin menduar. Financat do kenë disa probleme ditët e para, por gjendja do filloje te ndryshoje shpejt. Familjaret do ju mbështesin fort. Rezistenca fizike do jete goxha e mire. Edhe ata qe kane vuajtur nga luhatjet e tensionit do jene me ne forme. Ne pune do i vendosni gjerat ne rrugën e duhur dhe do afroheni mjaft me objektivat. Jetesa ne familje do jete e shkëlqyer.

Demi
Se bashku me partnerin tuaj do kaloni momente mjaft te këndshme gjate kësaj jave. Do i lini pas te gjitha problemet qe keni kaluar dhe do mundoheni vetëm t’ia kaloni mire ne te ardhmen. Beqaret do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete princin e kaltër dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar do keni goxha probleme dhe ne ndonjë moment nuk do dini çfarë te bëni. Kujdes! Ne situatat me delikate mund te kërkoni edhe ndihme. Për shëndetin do kujdeset gjithë kohës Venusi. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi, madje as kur te lodheni. Ne pune do i përforconi marrëdhëniet me miqtë dhe se bashku do keni arritje te mëdha. Ndaj familjareve do jeni me te disponueshem.

Binjaket
Gjate kësaj jave situata ne jetën tuaj ne çift mund edhe te dale jashtë kontrollit. Si ju ashtu edhe ai e keni ne krah do doni te jeni “shefa” dhe tjetri te beje atë qe ju kërkoni. Ne këtë mënyrë nuk keni për te shkuar shume larg. Beqaret pas kaq kohesh pritje do mund te realizojnë një nga takimet me mbresëlënëse. Te ardhurat do vijnë duke u konsoliduar, por mos prisni qe te pasuroheni menjëherë. Shëndeti here do jete delikat dhe here mund te ketë disa tronditje te vogla. Me kujdes me përkujdesje do mund t’ia dilni. Ne pune vërtet do lodheni pak, por do mund t’i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje gjerat do ecin mjaft mire.

Gaforrja
Kjo jave do jete shume e bukur për te dashuruarit. Ditën e mërkurë madje mund te ndodhe edhe diçka e jashtëzakonshme qe do iu fute ne një tjetër bote. Shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret nuk do duan ta sakrifikojnë lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë as nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat do varen nga mënyra sesi i keni menaxhuar deri me sot te ardhurat. Shëndeti nuk do jete problematik, vetëm se nuk duhet tepruar me qëndrimin e gjate zgjuar. Ne pune priten përparime, sidomos për ata qe kane kohe qe kane filluar një projekt te ri. Gjerat do ecin ashti si i kishin menduar. Me familjaret do diskutoni gjere e gjate për disa tema delikate.

Luani
Këtë jave duhet te tregoheni shume here me te kujdesshëm me partnerin tuaj sepse ne ndonjë moment situata mund te dale jashtë kontrollit. Lëreni atë te shprehet lirisht dhe për çdo paqartësi apo kundërshtim flisni qetësisht dhe hapur. Beqaret do kenë dite te qeta, por pa ndonjë takim impresionues. Gjithsesi miqtë nuk do i lënë te mërziten. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire nëse shpenzoni me maturi. Për shëndet me te qëndrueshëm duket te praktikoni yoga, nuk duhet te teproni me lodhjen dhe duhet te ushqeheni ne mënyrë te shëndetshme. Ne pune do kërkohet shume nga ju kështu qe përgatituni. Jeta familjare do filloje dalëngadalë te përmirësohet.

Virgjeresha
Ndikimi i yjeve do jete goxha pozitiv gjate gjithë kësaj jave. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do jeni tolerante te dyja palët. Edhe beqaret kane për te qene me fat ne dashuri. Ata do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre dhe do ndihen për mrekulli. Ne planin financiar do keni ide shume te mira sesi t’i organizoni ato para qe keni dhe te ruani një gjendje te qëndrueshme. Shëndeti do jete i qëndrueshëm. Nëse merreni edhe pak me tepër me aktivitet fizik do keni me shume energji. Ne pune do keni mbështetjen e planetëve te cilët do ju bëjnë me këmbëngulës dhe guximtare. Nuk do lini asnjë mundësi t’iu shpëtojë nga duart. Marrëdhënia me familjaret do jete e ngrohte.

Peshorja
Jave tejet e tensionuar kjo për ata qe janë ne një lidhje. Ditët e para do jene me delikatet nga te gjitha prandaj duhet te bëni shume kujdes. Beqaret do kenë pa fund propozime dhe do e ndryshojnë statusin menjëherë. Historisë e dashurisë do jene afatgjata dhe tejet emocionuese. Ne planin financiar duhet te tregoheni vigjilente dhe shume te kujdesshëm. Veten kështu gjendja do jete e qëndrueshme. Shëndeti nuk do ketë as problemin me te vogël. Do jeni mjaft te kujdesshëm. Ne pune mos ju besoni atyre qe do ju thonë koleget, por reflektoni me kujdes dhe bëni atë qe do ju duket e drejte. Jeta familjare do jete e mbushur me risi.

Akrepi
Çiftet do marrin bekimin e yjeve gjate gjithë kësaj jave. Do kaloni çaste te këndshme pranë partnerin tuaj dhe emocione do jene te njëpasnjëshme. Çdo dite do jete e veçante. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por do mundte fillojnë edhe histori dashurie te zjarrta dhe pasionante. Financat do jene te qëndrueshme. Kjo do ju shtyje te bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht. Marsi do ju mbështesë fort ne sektorin shëndetësor. Do jeni te kujdesshëm me ushqimin dhe nuk do e teproni me lodhjen. Kujdes edhe me te ftohtin. Ne pune do nënshkruani kontrata te reja dhe mjaft afatgjata e fitimprurëse. Jeta ne çift do ketë plot konflikte.

Shigjetari
Gjate kësaj jave do rikthehet gjallëria dhe entuziazmi ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni për surpriza te mëdha. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga klima e favorshme yjore për te gjetur partnerin ideal dhe për te filluar një histori dashurie te qëndruese. Ne planin financiar do keni shume fat. Do i shlyeni edhe borxhet dhe do e mbani edhe te ekuilibruar buxhetin. Shëndeti do ketë shqetësime. I ftohti do beje te vetin dhe mund te prekeni nga virozat. Ne pune do keni pranë Neptunin dhe do arrini shume shpejt suksesin. Mos ua vini veshin fjalëve te kolegeve sepse ju kane zili. Atmosfera familjare do jete e turbullt.

Bricjapi
Do lindin mjaft probleme këtë jave ndërmjet jush dhe personit qe keni ne krah. Secili do mendoje se ka te drejte dhe askush nuk do hape rruge. Beqaret duhet t’i mendojnë te gjitha gjerat para se te vendosin te dalin me dike. Jo te gjithë janë ashtu si duken ne pamje te pare. Gjendja financiare do jete shume e mire nëse nuk kryeni shpenzime te pa menduara mire. Shëndeti do jete me i mire se kohet e fundit, megjithatë nuk do mungoje ndonjë shqetësim i vogël. Ne pune do keni konkurrence te forte, por do ja dilni mbanë t’ua kaloni te gjithëve. Aftësia juaj organizative dhe këmbëngulja janë pikat e forta. Jeta familja do jete me harmonike.

Ujori
Do ketë përmirësime këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Do i zgjidhni shume shpejt te gjitha mosmarrëveshjet dhe do kërkoni edhe falje me mënyra te ndryshme. Beqaret do mundohen shume qe ta bëjnë për vete një person, por dikush tjetër do tregohet me i zoti dhe do ua rrëmbejë nga duart ne momentin e fundit. Ne planin financiar do keni plot te papritura dhe gjendja nuk do jete aspak e përshtatshme për te kryer shpenzime. Shëndeti nuk do jete aspak i mire. te afërmit do ju ngjisin gripin dhe nuk do ndiheni mire. Ne pune do jeni gjithë kohës te shpërqendruar. Do neglizhoni disa detaje qe ne fakt janë thelbësore. Me familjaret do jeni tolerante.

Peshqit
Nen ndikimin e madh te Venusit, këtë jave do jeni me te gatshëm te bëni lëshime ndaj partnerit. Marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme. Beqaret do njihen me një person i cili pa e kuptuar do behet i pazëvendësueshëm për ta. Shume gjera do fillojnë te ndryshojnë dhe do e shihni jetën me një sy tjetër. Gjendja e financave nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Vetëm me ndihmën e miqve apo dhe specialisteve do mund te dilni nga situata e renduar. Shëndeti gjithashtu do ketë probleme te cilat nuk duhen neglizhuar. Ne pune do jeni te zotet. Do i bindni lehtësisht te tjerët dhe do merrni atë qe dëshironi. Jeta familjare do jete problematike.

