Horoskopi javor (22-28 qershor 2015)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dashi
Jeta juaj ne çift mund te jete perfekte gjate kësaj jave. Do merreni vesh edhe vetëm me shikime me personin qe keni ne krah dhe do ja kaloni me se miri me te. Beqaret do realizojnë takime me persona qe nuk vlejnë aspak dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Financat do jene gjithë kohës te stabilizuara. Mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim te papritur qe do ju dale. Gjendja shëndetësore do jete e mire. Do keni rezistence dhe do jeni energjike gjithë kohës. Edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do jene me te qete. Ne pune do bëni projekte afatgjata dhe do ecni ne baze te planeve qe keni përgatitur. Jeta familjare do jete gjithë kohës e animuar. Do ndiheni mjaft mire.

Demi
Do jeni me fat sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar gjithmonë. Priten edhe momente emocionuese dhe romantike. Beqaret do kenë probleme te njëpasnjëshme dhe as qe do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar priten probleme te mëdha. Do ju duhet te merrni para hua qe t’ia dilni mbanë. Për sa i përket shëndetit do jeni ne top forme. Nuk do prekeni as nga viruset dhe as nuk do keni probleme te tjera. Ne pune do iu jepen plot mundësi për te ecur para ne karriere. Shfrytëzojini sa te mundni sepse jo gjithmonë vijnë raste te tilla. Me familjaret duhet te qëndroni pak me gjate dhe t’i zgjidhni një e nga një problemet.

Binjaket
Do tregoheni mjaft diplomate këtë jave ju qe jeni ne një lidhje dhe nuk do krijoni aspak konflikte me partnerin tuaj. Edhe kur gjerat qe ai do thotë te moj ju pëlqejnë do gjeni ne mënyrë qe ta bëni atë te ndryshoje mendimin. Beqaret nuk duhet te nxitohen te fillojnë menjëherë një lidhje sepse jo te gjithë personat duken ashtu si janë vërtet. Ne planin financiar duhet te merrni kohen e duhur për te përpunuar strategji te mira e për t’i stabilizuar te ardhurat. Me pak mundim mund t’ia dilni mbanë. Ne pune do jeni te lire te shprehni mendimet tuaja dhe do arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Nuk do keni aspak pengesa kështu qe do jeni te qete. Jeta familjare nuk do ketë te papritura.

Gaforrja
Do jeni shume nervoze këtë jave ju te dashuruarit dhe për çdo gjë do nxeheni me partnerin. kujdes sepse edhe durimi i tij do e ketë një kufi. Beqaret duhet t’i dëgjojnë këshillat e miqve te tyre dhe te mos nxitohen për asgjë. Ne fundjave mund te ndodhe diçka e mrekullueshme. Ne planin financiar mos mendoni asnjëherë te fitoni shuma te mëdha lehtësisht, por merrni masa dhe ulni shpenzimet. Qëndroni larg lojërave te fatit. Shëndeti here pas here do jete delikat. Do i keni këmbët te rena, varicet te acaruara dhe mund te ndiheni edhe te fryra. Kujdes me ushqimin dhe me qëndrimin ulur për shume kohe. Ne pune do jeni energjike dhe mjaft luftarake. Do ja dilni mbanë me sukses.

Luani
Ditët e para te javës do keni disa mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift, por me kalimin e kohës gjithçka do qetësohet. Si ju ashtu edhe partneri do jeni me tolerante dhe me te kuptueshëm me njeri-tjetrin. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap për te filluar një lidhje sepse do e ndërlikojnë me dorën e tyre jetën. Ne planin financiar do ketë ndryshime te menjëhershme. Do jeni me te qarte për hapat qe duhet te hidhni dhe çdo shpenzim do e kryeni pasi t’i keni bere mire llogarite. Për shëndetin do kujdeseni ne çdo moment dhe nuk pritet asnjë shqetësim. Ne pune mos hezitoni te flisni me shefat për çdo paqartësi. Ata do ju vlerësojnë për këtë. Jeta familjare do ketë vetëm disa te papritura te vogla.

Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do lulëzojë këtë jave. Do i sqaroni një e nga një te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak. Ditët më me fat do jene e mërkura dhe e shtuna. Bëjini sytë katër kudo qe te shkoni. Financat nuk do jene shume te mira. se disa kohe me pare. Do dini si t’i menaxhoni ato patra qe keni dhe do shmangni huate. Shëndeti do jete delikat. Mund te keni dhimbje stomaku, fryrje dhe dhimbje shpine. Kujdes me ushqimin dhe mos qëndroni neper vende ku bën korrent. Ne pune do jeni me te organizuar se kurrë me pare dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni për t’ia dale. Familja e qete.

Peshorja
Klima do jete shume e ngrohte këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje. Do afroheni me tepër me partnerin tuaj dhe do flisni edhe për disa tema delikate. Beqaret do fillojnë një lidhje serioze me dike qe shume kohe me pare e kane share dhe e kane kritikuar. Ja qe kurrë nuk duhet thënë kurrë. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme te njëpasnjëshme. Nuk do mundni dot as te hiqni para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jete e mire. Do prekeni nga virozat e stinës dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Ne pune bëni kujdes nga xhelozia e disa kolegeve sepse ata do mundohen t’iu prishin planet. Jeta familjare nuk do ketë aspak probleme prandaj do jeni te qete ne këtë sektor.

Akrepi
Jeta sentimentale do jete e favorizuar gjate gjithë javës. Do qëndroni me shume kohe pranë partnerit tuaj dhe do flisni me te për gjithçka. Dashuria për njeri-tjetrin do jete e pashtershme. Beqaret do ëndërrojnë pa fund dhe ka rrezik qe realiteti t’iu duket zhgënjyes. Mos mendoni se jeta është një përrallë dhe njerëzit janë perfekte. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Shpenzoni me kursim dhe keni për t’ia dale mbanë. Shëndeti do jete delikat edhe pse nuk do prekeni nga sëmundje te rrezikshme. Mundohuni te mos e teproni me medikamentet. Ne pune do vendosni për te ardhmen tuaj këtë jave. Ne familje do jeni te qete dhe te përgjegjshëm për çdo gjë.

Shigjetari
Nuk do ndiheni aspak mire këtë jave ju qe jeni ne një lidhje dhe do keni dyshime nëse do e vazhdoni apo jo historinë qe e keni nisur shume me herët. Para se te merrni vendime, mendoni për te ardhmen. Beqaret do jene pasionante dhe gati për te bere çdo çmenduri vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar duhet vetëm te keni pak durim dhe maturi qe gjendja te stabilizohet. Shpenzimet ekstravagante duhet te ulen. Shëndeti fatmirësisht do jete i shkëlqyer. Nuk do e ndieni aspak as lodhjen. Ne pune duhet t’i dëgjoni këshillat e kolegeve me te afërt sepse nuk do dini te zhgënjyer. Priten hapa para. Ne familje do keni me tepër besim tek te gjithë.

Bricjapi
Kjo jave do jete plot te papritura për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes duhet te bëni gjate ditës se enjte dhe te premte. Kur t’iu flasë partneri dëgjojeni mire sepse përndryshe do keni mosmarrëveshje me te. Beqaret do bëjnë çdo gjë vetëm qe te mos qëndrojnë vetëm. Gjithçka do jete me ndryshe ne te ardhmen. Qe buxheti te mos ketë vështirësi duhet te menaxhoni me kujdes çdo para qe keni neper duar. Shëndeti nuk do jete aspak i mire. Mund te keni luhatje tensioni, dhimbje koke dhe dhimbje stomaku. Kujdes nga ndryshimet e temperaturave dhe nga ushqimet e skaduara. Ne pune tregohuni vigjilente ne çdo moment sepse po u nxituat do keni probleme serioze. Familja e qete.

Ujori
Do bëni vërtet përpjekje te shumta gjate kësaj jave për ta përmirësuar marrëdhënien tuaj ne çift. Edhe partneri do tregohet me tolerant dhe me i kuptueshëm me ju. Beqaret do kenë disa takime dhe do gjenden përpara disa dilemash te vështira. Mos u nxitoni te merrni vendime. Ne planin financiar duhet te dëgjoni këshillat e familjareve sepse përndryshe do keni probleme serioze. Shëndeti here pas here do jete delikat. Do ndiheni te lodhur e pa fuqi. Konsumoni me tepër ujë, sallata dhe perime. Ne pune do përballeni me sfida e me probleme te mëdha te cilat do ju marrin shume kohe e mund. Fatmirësisht qe disa kolege do i keni ne krah. Jeta familjare do jete e ngrohte fale Marsit.

Peshqit
Jave e trazuar dhe e mbushur me konflikte te shumta kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe do bëni gabime duke vepruar sipas mendjes suaj. Beqaret do jene me te hapur ndaj ftesave qe do ju bëhen, por fatkeqësisht nuk do mund ta nisin dot menjëherë një lidhje. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Do dini mire çfarë hapash te hidhni. Shëndeti here pas here do jete e paqëndrueshme. Nervozizmi dhe ankthi do sjelle shqetësime. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake, prandaj do arrini me shpejt atje ku keni dashur. Do merrni vlerësime dhe shpërblime. Me familjaret marrëdhënia do jete problematike.