Plani i Hungarisë për të ndërtuar një muri në brezin kufitar me Serbinë, për të ndalur hyrjen e imigrantëve ilegal, ka nxitur reagimin e institucioneve të Evropës, të cilat e cilësuan këtë plan si një ide të keqe.
Komisari për të drejta të njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Muzhniaks, ka kritikuar autoritetet në Hungari, për shkak të paralajmërimit se do të ndërtojnë një mur në brezin kufitar me Serbinë, për të pamundësuar hyrjen e refugjatëve.
Plani i Hungarisë është një ide e keqe. Duhet të përqendrohemi në atë që imigrantëve t’iu mundësohet qasja në azil, e jo që të parandalohen që ta bëjnë këtë, shkroi Muzhniaks në profilin e tij në Tuiter.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto, deklaroi të mërkurën se Hungaria do të ndërtojë një mur të lartë katër metra, përgjatë kufirit me Serbinë në gjatësi prej 175 kilometra, me qëllim që të ndalet vala e imigrantëve ilegal./21 Media
