Imirzalioglu në “hall”me organet e drejtësisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kenan Imirzalioglu duket se është në hall të madh me organet e drejtësisë në Turqi.

Aktori i njohur turk, i cili ka luajtur shumë role e tek ne njihet si Karadayi, tregon në një bisedë të fundit për mediat atje të gjithë operacionin dhe të fshehtat për kapjen e 10 kilogramëve drogë, për të cilën prokuroria turke e akuzon atë bashkë me shumë emra të njohur të ekranit si të dyshuar kryesor, me akuzë të përdorimit dhe shpërndarjes së drogës.
“Kam qenë duke bërë sport diku jashtë Stambollit me miq, ndërkohë që ishim ndalur në një shtëpizë fundjave ku ishte dhe një lokal, që të konsumonim nga një kafe. Menjëherë shoh në televizion lajmet e, ndër të tjera, u përmend edhe emri im. Isha në makth dhe në ethe se nuk po kuptoja çfarë po ndodhte.
Fillimisht mendova mos është ndonjë thashethem, por e pashë se qe në lajmet e drekës dhe ishte diçka serioze.