iPhone i ri 'shton peshë'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Telefonat tradicionalisht janë bërë të hollë, por kjo mund të mos vlejë për iPhone 6S. Analisti Ming-Chi Kuo ka pohuar se, pajisja do të jetë më i trashë për 0.2 milimetra për të përshtatur teknologjinë Force Touch që pritet të merret nga ora e mençur Apple Watch. Kuo, gjithashtu ka thënë se telefoni i ri nga Apple do të jetë më i gjerë dhe 0.15 milimetra më i gjatë sesa iPhone 6.
Analisti më herët ka thënë se iPhone 6S do të ketë kamerë 12-megapixel dhe nuk është i vetmi që e ka bërë këtë parashikim. Apple telefonin e ri pritet ta prezantojë në muajin shtator kur edhe do të publikohen të dhënat e iPhone 6S.