iPod,po shkon drejt fundit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Derisa të gjithë janë të zënë me pajisjet që do t’i prezantojë Apple gjatë këtij viti, kompania pa bërë zë ka hequr nga ueb-faqja pajisjen iPod.
Kompania amerikane ka larguar iPodin nga ballina e ueb-faqes zyrtare pas më shumë se 13 vjetësh, prandaj mediet kanë raportuar se pajisjes muzikore po i vjen fundi.
Vitin e kaluar Apple “pensionoi” iPod Classic, ndërsa tani ka vendosur ta largojë nga tregu gjithë serinë e kësaj pajisje.
Apple raportohet se muzikën do ta promovojë në shërbimin e ri, i cili jo vetëm që do të ofrojë miliona këngë, por gjithashtu do të ketë edhe radio stacionin e quajtur Beats1.