Iran, pas 36 viteve femrat mund të ndjekin ndeshje sportive

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një numri të caktuar të femrave në Iran do tu lejohet që të ndjekin ndeshjet e Ligës Botërore në volejboll, e cila do të luhet në Teheran këtë muaj.
Irani hoqi këtë ndalim për femrat që të ndjekın ngjarjet sportive në të cilat marrin pjesë burrat. Zyrtarët konfirmuan sot këtë vendim ndërkohë ndalimi kishte tërhequr vëmendjen në mbarë botën vitin e kaluar, kur një grua me origjinë britaniko-iraniane, u arrestua për shkak se dëshironte të shihte një ndeshje volejbolli. Ndërsa gjyqësori iranian më vonë mbajti një qëndrimin se ajo u arrestua për shkak të lidhjeve me opozitën, Federata Ndërkombëtare e Volejbollit kërkoi që ajo të lirohet. Ajo gjithashtu kishte anuluar mbajtjen e Kampionatin Botëror të volejbollit për të rinj që duhej të mbahej këtë vit në Teheran,transmeton (AA)
“Një numër i caktuar i grave, kryesisht familjet e lojtarëve të ekipeve kombëtare, do të lejohen në ndjekjen e ndeshjes së ardhshme të volejbollit”, tha nënpresidentja e Departamentit të qeverisë për Gruan dhe Familjen, Shahindokht Molaverdi. Femrat tani e kanë të lejuar për të shıkuar ndeshjet e volejbollit, basketbollit, hendbollit dhe tenisit. Ata nuk lejohen të shikojnë futboll, not dhe mundje.
Në mënyrë për të testuar terrenin, qeveria javën e kaluar, lejoi disa femra që të hyjnë në arenë dhe të shikojnë një lojë basketbolli në Teheran. Ndeshja e volejbollit midis ekipeve kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të luhet më 19 qershor.
Prania e grave në ndjekjen e ngjarjeve sportive në Iran ishte ndaluar që nga revolucioni islamik në vitin 1979.