Analisti dhe ish-deputeti Ismet Ramadani flet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, 14 vjet pas nënshkrimit të saj. Sipas tij, përgjegjësi për moszbatimin e saj kanë partitë që kanë qeverisur me vendin pas vitit 2001, qoftë ato maqedonase ose ato shqiptare.
“Etniteti maqedonas, respektivisht partitë politike në pushtet, sidomos kjo që është aktuale, VMRO-DPMNE-ja me kryeministrin, ata në forma të ndryshme kanë bërë obstruksione që të mos realizohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Nga ana tjetër, subjekti politik shqiptar pjesëmarrës në pushtet, fatkeqësisht nuk ka bërë atë që duhet bërë për ta implementuar sa më shumë, edhe në aspektin cilësor edhe sasior Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Dhe, kur e shohim këtë angazhim, vijmë në përfundim se BDI, që e ka pasur për detyrë të bëjë shumë më tepër në aspektin e implementimin e Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, definitivisht, konstatimet zaten edhe të tyre janë se Marrëveshja nuk është realizuar” theksoi deputeti Ramadani në emisionin “10 minuta” sonte në TV 21.
