Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë, pas një përplasje të armatosur me një grup kriminal rumun në Frosinone të Italisë. Raportohet që nga kjo përleshje kanë mbetur të plagosur rëndë dy shtetas rumunë, të cilët janë dërguar menjëherë në urgjencë një spital. Plagosjen e tyre dyshohet se e ka shkaktuar një 28-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penal. Ai akuzohet për kanosje dhe plagosje të qëllimshme.
Përplasja e armatosur mes dy bandave ka ndodhur në hyrje të një kinemaje dhe shkak siç duket janë prishja e pazareve mes tyre, bëjnë të ditur mediat italiane. Në bazë të hetimeve të policisë fqinje, të dyja banda janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe prostitucionit.
Tre shqiptarët e tjerë që dyshohet që kanë qenë pjesë kësaj përleshje janë larguar nga vendi i ngjarjes, megjithëkëtë pas kërkimit të policisë janë arrestuar disa orë më vonë./21MEDIA
