Ja çka duhet për një lëkurë të shëndetshme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas stinës së verës, me banjo të gjata dielli, dushi me ujë të ftohtë e një sërë elementësh të tjerë, me shumë mundësi lëkura juaj tashmë e ka humbur shkëlqimin e mëparshëm. Çfarë të bëni? Thjesht ndiqni këto hapa të thjeshtë.

 Përdorni çdo natë një krem hidratues për fytyrën tuaj
Fytyra juaj mund të mbledhë shumë papastërti teksa ju merrni një sy gjumë, kështu që jepini një dorë dhe hidratojeni atë. Kremi duhet të ketë në përbërje acid hialuronik, një acid i cili nxit hidratimin dhe i jep fytyrës një pamje të re.
Eliminoni dushin me ujë të nxehtë
Edhe pse një dush me ujë të nxehtë mund të na pëlqejë, nuk është aspak i mirë për lëkurën e kokës pasi e “zhvesh” atë nga vaji natyral dhe e lë shumë të thatë. Uji i vakët do ishte ideal dhe gjithmonë përdorni një larës trupi me bazë hidratimi në vend të një sapuni të zakonshëm.
Investoni në një pajisje për të shtuar lagështinë e dhomës
Është mjaftueshëm e pakëndshme të zgjohesh me fytin e tharë, imagjinoni si ‘ndihet’ lëkura juaj nga ajri i ndenjur në dhomë. Përdorni një pajisje që shërben për shtimin e lagështirës dhe mbajeni lëkurën të freskët edhe ndërkohë që flini.
Mos harroni kremin e diellit
Një lëkurë e djegur rrezikon të dehidratohet, kështu që dyfishojeni sasinë që përdorni zakonisht (edhe në dimër)
Pini sa më shumë ujë
Sipas Institutit të Mjekësisë, një femër duhet të pijë rreth 9 gota ujë në ditë (ndërsa djemtë rreth 13). Sigurohuni që gjithmonë të keni një shishe ujë me vete në këtë mënyrë nuk do harroni ta konsumoni atë. Uji ndihmon në eliminimin e toksinave dhe parandalon dehidratimin qe siç dihet ndihmon rrudhat të bëhen më të dukshme.