Beyonce dhe Jay-Z së fundmi kanë shpenzuar pushimet e tyre nëpër plazhet më të bukura të Europës në një jaht superluksoz në pronësi të miliarderit nigerian Kola Aluko.
Jahti “Galactica Star” kushton 73 milionë dollarë, është 65 metra i gjatë dhe mjaft efiçient në energjinë që konsumon. Ai ka hapësirë të mjaftueshme për të mirëpritur 12 të ftuar në suita të plota dhe 4 të tjerë në kabina dyshe. Përveç kësaj “Galactica Star” ka edhe një ballkon 10 metër me një ‘beach club’ dhe një hapësirë për uljen e helikopterit.
Pavarësisht raportimeve se jahti kushton (qiraja) 900’000 dollarë në javë, ai është akoma edhe më ekskluziv, pasi për të ndenjur në të duhet edhe të njohësh pronarin e tij.
