Kryeministri Edi Rama votoi në Surrel, fshatin ku banon që prej fillimit të këtij viti.
I pyetur se si ndjehet tani që voton në fshat, ai tha: “Ndjehem si katundar me fat. Nuk ka më katundarë dhe qytetarë, janë të gjithë të barabartë nga qendra deri në fshatin më të largët”.
Megjithatë online ka kritika se votimi në këtë qendër u bllokua, për shkak se po vinte Rama, duke theksuar se jo të gjithë janë të barabartë.
Në publik, Rama u shfaq sërish sportiv, në krah të bashkëshortes Linda.
Ra në sy sidomos këmisha e tij.
