Jahjaga mirëpret kthimin e Haradnajt, falënderon Slloveninë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas lirimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, presidentja e Kosovës Atiftet Jahjaga, përmes një postimi në ‘facebook’ ka treguar së mirëpret kthimin e tij, ajo njëherësh ka falënderuar institucilet e Sllovenisë që i kanë dhënë fund këtij ndalimi të pabazë.
Ja postimi i saj i plotë:
“Mirëpres kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj pas ndalimit në Slloveni, veprim ky që është bërë sipas një fletarresti politik dhe të pabazë të lëshuar nga shteti i Serbisë.
Falënderoj institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe instancat më të larta të shtetit mik për bashkëpunimin e menjëhershëm për t’i dhënë fund këtij ndalimi të pabazë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të zotëri Haradinajt.
Në javët në vijim do të bashkërendohemi me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar një herë e përgjithmonë çështjen e fletearresteve të pabaza që po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.” Ka shkruar Jahjaga. /21MEDIA