Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, iu përgjigj deklaratave të presidentit serb Nikoliq, të bëra në samitin “Bërdo-Brione”, të mbajtur në Budva të Malit të Zi.
Jahjaga tha se presidenti Nikoliq duhet të kthjellet dhe ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.
Nikoliq i kishte thënë presidentes Jahjaga se “Kosova kurrë nuk do të jetë shtet dhe mos u shtir si udhëheqëse e saj”./21Media
