Jahti “Le Pharaon”, i një kompanie nafte nga Arabia Saudite, i cili kap vlerën e rreth 200 milionë dollarë amerikanë, vazhdon lundrimin për në portin e Marmaris.
Jahti është 60 metra i gjatë, dhe pas mbërritjes në Marmaris ka tërhequr vëmendje të madhe të turistëve. Ai është ndërtuar në vitin 1989 dhe më pas ka mbajtur flamurin e Panamasë. Jahti i rinovuar në vitin 2003 kap një vlerë rreth 200 milionë dollarë
Ai mund të merret me qira për një periudhë të caktuar, dhe ka një ekuipazh prej 11 personash. Jahti luksoz mund të strehojë 12 vizitore. Jahti ka një pishinë, Jacuzzi, restorant, sallë konferencash, dhoma e punës dhe shumë objekte për sportet e ujit.
