Juve në bisedime për Draxler

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të diskutuar një marrëveshje me drejtuesit e Schalke 04 për talentin, Julian Draxler, njofton tabloidi Goal.
Ky veprim nga ‘Zonja e vjetër’ vjen pak kohë pas largimit të sulmuesit, Carlos Tevez, i cili u rikthye te ish-klubi i tij, Boca Juniors.
Besohet se trajneri i bardhezinjëve, Massimiliano Allegri është duke kërkuar një sulmues i cili mund të luaj edhe në të dy krahët.
Për Draxler, italianët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro, mirëpo klubi gjerman kërkon hiç më pak se 35 milionë.
Një emër tjetër i cili lidhet me një kalim te klubi nga Torino është edhe ylli i Bayern Munich, Mario Gotze.