Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik, nën dyshimet se ka kryer veprën “financim i terrorizmit”. “Me urdhër të Gjykatës, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, me ç’ rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa pajisje elektronike, fletushka dhe një karikator pa fishekë”, thuhet një raportin e dërguar nga Policia e Kosovës.
