Në krahinën spanjolle të Katalanias nesër do të mbahen zgjedhjet rajonale, të cilat, në varësi të rezultateve, mund të jenë historike dhe mund të çojnë përfundimisht në shkëputjen e kësaj krahine nga Spanja dhe krijimin e një shteti të ri në territorin e Evropës.
Në votimin “vendimtar” për Katalanian do të marrin pjesë gjithsej 11 subjekte politike. Katalonia ka rreth 7.5 milionë banorë dhe 196,000 të tjerë që jetojnë jashtë saj, të cilët pritet të votojnë përmes konsullatave spanjolle.
Edhe pse mbahen si zgjedhjet krahinore në të cilën katalanasit zgjedhin qeverinë e re provinciale, kjo do të mund të rritet në diçka më shumë se kaq, nëse partitë separatiste fitojnë shumicë absolute në parlamentin provincial, ata pritet të realizojnë premtimin e tyre të mëparshëm të shpalljes së pavarësisë nga Spanja brenda 18 muajve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Deri më tani, sondazhet para-zgjedhore flasin për faktin se zgjedhjet në Katalonia mund të nënkuptojë fundin e Spanjës në formën e të cilit ky vend ekziston më shumë se 500 vjet,shkruan AA.
Sipas sondazheve të kryera në qershor të këtij viti, 42.9 përqind e katalanasve janë për pavarësi të krahinës, 50 përqind ishin kundër dhe 7.1 përqind e popullatës të pa përcaktuar. Megjithatë, supozohet se dy partitë separatiste në zgjedhjet e së dielës mund të fitojnë rreth 50 përqind të votave, nëse ata bashkojnë forcat, do të thot se ata mund të marrin mjaftueshëm vende në parlament.
