Në një prej videove të para të karrierës së saj, atë e gjejmë duke thënë “Dua të stabilizohem, të jem e martuar dhe të bëj fëmijë”. Diçka që ajo nuk ia doli kurrë ta bëjë, faji i drogës e i dashurive të dështuara të cilat ia dhanë kreativitetin e ia morrën jetën.
Sot mbushen katër vite qëkur bota e humbi Amy Winehouse. Një prej emrave më të mirë të muzikës, Winehouse u largua nga jeta në moshën 27 vjeçare.
Në një prej videove të para të karrierës së saj, atë e gjejmë duke thënë “Dua të stabilizohem, të jem e martuar dhe të bëj fëmijë”. Diçka që ajo nuk ia doli kurrë ta bëjë, faji i drogës e i dashurive të dështuara të cilat ia dhanë kreativitetin e ia morrën jetën.
Gazetat spanjolle humbjen e saj e quajnë një goditje të rëndë, mëngjesin e 23 korrikut të para katër vitesh kur Winehouse pushoi së qeni Ëinehouse.
Një dokumentar megjithatë duket ta mbajë gjallë kujtimin për këngëtaren e lindur në Londër, bashkë edhe me albumet dhe këngët e saj që edhe sot dëgjohen, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Zëri më i mirë soul, Winehouse ka marrë 62 nominime dhe 25 triumfe muzikore gjatë karrierës së saj. “Love is a losing game”, “You know I am no good”, “Valerie”, “Rehab”, “Take the box”, “Just Friends”, “Tears Dry on their Own” janë vetëm disa prej këngëve që ajo ia la botës.
