Kim Kardashian dhe Kanye West janë drejtuar për në “vendin më të lumtur në Tokë”, për 2 – vjetorin e vajzës së tyre.
Çifti organizoi një festë me miqtë dhe familjarët në Disnayland – in e Kalifornisë, një ditë më parë.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Kim ka publikuar një foto të vajzës 2 – vjeçare North ku i uron ditëlindjen.
‘Shumë urime për të ëmblën time Minnie Mouse! Faleminderit Disneyland për këtë ditë të mrekullueshme! Unë do të postoj më shumë foto më vonë, pasi ishte një ditë e ngarkuar, ka shkruar Kim.





