“Angela Merkel është përgjegjëse për krizën e refugjatëve në Evropë,” ka deklaruar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Me një gjuhë të ashpër dhe diplomatike, ajo e ka akuzuar Merkelin se është duke shkaktuar ‘kaos’. “Zonja Merkel i ftoi ata dhe tani është duke u tërhequr, duke thënë se Gjermania nuk mund të pranojë një numër të madh emigrantësh ekonomikë,” tha ajo. Kroacia është përballur me një fluks të madh refugjatësh, pasi Hungaria e mbylli kufirin me Serbinë dhe Kroacinë në javën e kaluar.
