Kolonia “Pa Kufi” filloi edicionin e dytë në Luginë të Preshevës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kolonia “Pa Kufi” do të përmbyllet me ekspozitën e përbashkët të artistëve, punë të cilat do të krijohen gjatë periudhës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Ekspozita do të mbahet të mbahet të shtunen në Preshevë, duke filluar nga ora 19:00
Kolonia artistike “Pa Kufi” ka nisur sot e do të zgjas deri më 13 shtator në Luginë të Preshevës. Pjesë e këtij aktiviteti janë njëzet artistë nga trojet shqiptare, si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi si dhe Diaspora. Kolonia “Pa Kufi” do të përmbyllet me ekspozitën e përbashkët të artistëve, punë të cilat do të krijohen gjatë periudhës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Ekspozita do të mbahet të mbahet të shtunen në Preshevë, duke filluar nga ora 19:00.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artit dhe kulturës shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit ku ka shqiptarë dhe përfshirja e shoqërisë së luginës në fushën e artit dhe kulturës”, thuhet nga Galeria Qahili që është organizator i kësaj kolonie dhe që është mbështetet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Ministria e Diasporës, Majanca, Meritaterm dhe Hotel Rozafa.