Në fshatin Konjuh të Lipjanit nesër do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.
Ndërtimi i kësaj shtëpie do të bëhet falë donacioneve të kompanive nga Kosova ndërsa organizator është shoqata “Miqtë e Amerikës”.
Në një njoftim për media nga kjo shoqatë bëhet e ditur se ky aktivitet është organizuar për nder të 11 vjetorit të Qendrës Presidenciale “Bill Clinton” e ciila pritet të përfundohet me rastin e festimit të ditëlindjes së 69 të presidentit Bill Clinton (19 gusht).
“E veçanta e aktivitetit është se askush nga anëtarët e shoqatës nuk kanë të drejtë të marr donacionet material apo kesh, por çdo donator është i obliguar që donacionin ta sjell në vendin ku ndërtohet shtëpia.
