Teknologjia moderne dhe qasja e qëndrueshme e bizneseve mund ta ndihmojë Trepçën , thotë Florian Kongoli, ekspert i njohur ndërkombëtar në fushën e teknologjisë së metaleve.
Kongoli sot mbajti një ligjëratë para studentëve të Institutit “Riinvest”, me temën “Qasjet e reja teknologjike dhe biznesore në eksploatimin dhe procesimin e metaleve me ngjyrë – mësimet për Trepçën”.
“Ideja është se si teknologjia moderne dhe qasja e qëndrueshme e bizneseve mund ta ndihmojë Trepçën, për të vendosur që të shkojë përpara në dy drejtime: të zgjedhë teknologjinë më të mirë dhe të zgjedhë qasjen më të mirë biznesore… Biznesi ynë ka qenë prezent nëpër botë që nga viti 1998, në fakt biznesi ynë jashtë Amerikës së veriut ishte në Japoni në vitin 1998 për projektin e përbashkët Mitsubishi dhe Mitsubama”.shtoi ndër të tjera Kongoli
Ai po ashtu ka folur edhe për synimet që ka kompania ku ai është kryeshef, “Flogen Teknologies Inc”.
