Ish lideri i së djathtës dhe ish kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha, ka votuar paraditen e sotme në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
Pas votimit Berisha përshëndeti qytetarët dhe iu bëri apel atyre që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Por ai shtoi se këto zgjedhje janë të plagosura nga mazhoranca, e cila ka futur në listat e saj kandidatë më të shkuar kriminale.
Kutive të votimit i është drejtuar sot edhe kandidati i të djathtës për kryetar Bashkie të Tiranës, Halim Kosova i cili së bashku me bashkëshorten ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit të ngritur në njësinë numër 5.
Kosova i ka ftuar banorët e Tiranës që të respektojnë standardet, të ushtrojnë pushtetin e votës dhe të bëjnë demokraci nëpërmjet votimit masiv.
