Autoritetet e Republikës së Kosovës nga janari 2015 deri në muajin maj kanë lëshuar 285 viza për shtetasit e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën. Ndërsa 78 personave që kanë kërkuar viza, u është refuzuar ardhja në shtetin më të ri të Ballkanit.
Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Stambolli mbetet Konsullata që më së shumti ka lëshuar viza për shtetasit e huaj, meqë ajo mbulon Azinë dhe Afrikën, ku Kosova aplikon regjim të vizave ndaj shumicës së shteteve të këtyre kontinenteve.
Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, thotë se aplikuesit për vizat kosovare kalojnë pothuajse nëpër të njëjtën procedurë që kanë shtetasit kosovarë në ambasadat e shteteve të Schengenit.
Në aplikimin e vizave përfshihen: dëshmia për qëllimin e qëndrimit në Republikën e Kosovës, rezervimi i itinerarit të udhëtimit, mjetet financiare të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit, sigurimin shëndetësor me mbulesë minimale prej 30 mijë eurosh dhe raportin e xhirollogarisë bankare për gjashtë muajt e fundit.
Arifaj thotë se deri më tani kërkesat më të mëdha kanë ardhur prej vendeve të Lindjes së Mesme, me fokus Afganistanin e Libinë, ndërsa shpesh ndodh t’iu bëhet edhe refuzimi i vizave.“Vizat kryesisht refuzohen shkaku i qëllimit të vizitave të shtetasve të huaj apo edhe për shkak të gabimeve në plotësimin e dokumentacionit. Arsyet për të cilat deri tani më së shumti janë dhënë viza për shtetasit e huaj janë turistike, vizita zyrtare dhe vizita të thjeshta miqësie”, tregon Arifaj për KosovaPress.
Sipas tij, legjislacioni dhe procedurat janë në harmoni me kodin Schengen, ndërsa plotësimi i kushteve për vizë ndikon automatikisht në procedimin e vizës apo refuzimin e saj.
Bazuar në statistikat që ka siguruar KosovaPress, shihet se në pjesën e parë të këtij viti ka pasur një rënie të kërkesave, krahasuar me vitin 2014. Në vitin e kaluar 1125 shtetas të huaj janë pajisur me viza kosovare, derisa 174 personave iu kishte refuzuar viza. Derisa, në vitin 2013 ishin vetëm 341 persona që ishin pajisur me viza kosovare.
Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në mesin e 50 milionë qytetarëve në regjionin e Ballkanit Perëndimor ndaj të cilit Bashkimi Evropian aplikon regjimin e vizave.
Republika e Kosovës nga 1 korriku 2013 ka aplikuar regjimin e vizave për tetëdhjeteshtatë (87) shtete të ndryshme të botës.
Kush nuk ka nevojë për vizë?
Shtetasit e vendeve të listuara më poshtë lirohen nga regjimi i vizave për hyrje, tranzit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë për një periudhë gjashtë mujore prej datës së hyrjes së parë.
Afrika e Jugut
Andora
Antigua dhe Barbuda
Arabia Saudite
Argjentina
Australia
Austria*
Bahamas
Bahrein
Barbados
Belgjika*
Belize
Botsvana
Brazili
Brunei Darussalam
Bullgaria*
Danimarka*
Domenika
El Salvadori
Emiratet e Bashkuara Arabe
Estonia*
Federata e Mikronezisë
Finlanda*
Fixhi
Franca*
Gjermania*
Grenada
Greqia *
Guajana
Guatemala
Holanda*
Honduras
Hungaria*
Irlanda*
Ishujt Marshal
Ishujt Sejshel
Ishujt Solomon
Islanda*
Italia*
Izraeli
Japonia
Jordania
Kanadaja
Katari
Kili
Kiribati
Kolumbia
Korea Jugore
Kostarika
Kroacia*
Kuvajti
Latvia*
Lesoto
Lihtenshtajni
Lituania*
Luksemburgu*
Malavi
Maldives
Malejzia
Mali i Zi
Malta*
Maqedonia
Mauritius
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore*
Meksiko
Monako
Namibia
Nauru
Nikaragua
Norvegjia*
Omani
Palau
Panama
Papa Guinea e Re
Paraguaji
Polonia*
Portugalia*
Qipro
Republika Çeke*
Rumania*
Samoa
San Marino*
Sao Tome dhe Principe
Selia e Shenjtë*
Serbia
Shën Kitts dhe Nevis
Shën Lucia
Shën Vinsent dhe Grenadina
Shqipëria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sllovakia*
Sllovakia*
Spanja*
Suedia*
Svazilandi
Timori Lindor
Tonga
Trinidadi dhe Tobago
Turqia
Tuvalu
Uruguaji
Vanuatu
Venezuela
Zelanda e Re
Zvicra*
* Shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet anëtare të zonës Schengen
Kategoritë e veçanta
Kategoritë e cekura më poshtë lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë:
Shtetasit e vendeve për të cilët Republika e Kosovës aplikon regjim vizash, por të cilët kanë leje qëndrim valid biometrik të lëshuar nga njëri ndër shtetet e Zonës Schengen, po ashtu bartësit e vizës valide shumë-hyrëse të Schengen-it lirohen nga nevoja për tu pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës. Qëndrimi i tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës kufizohet në 15 ditë.
Shtetasve të shteteve anëtare të BE-së, shteteve anëtare të Zonës Schengen, Selisë së Shenjtë, Principatës së Andorës, Principatës së Monakos, Republikës së San Marinos, Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë i’u lejohet hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 90 ditë për një periudhë gjashtë (6) mujore, me letërnjoftim biometrik valid.
Bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare të lëshuara nga shtetet e Federatës Ruse, Republikës Popullore të Kinës, Egjiptit, Indonezisë, Ukrainës i’u lejohet hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës.
Bartësit e dokumenteve të udhëtimit valide të lëshuara nga administratat e regjioneve të veçanta të Republikës Popullore të Kinës: Hong Kongu dhe Makao, lirohen nga nevoja për tu pajisur me vizë.
Bartësit e dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga Tajvani, lirohen nga nevoja për të aplikuar për vizë me kusht që paraprakisht të njoftojnë misionin diplomatik ose konsullor të Republikës së Kosovës, së paku 2 javë më herët.
Kur dokumentet e udhëtimit valide të lëshuara në bazë të Konventës për Statusin e Refugjatit (1951) dhe Konventës për Statusin e Personave pa Shtetësi (1954) sikurse dhe dokumentet e udhëtimit për të huaj valide, janë të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së dhe Zonës Shengen, si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadës, Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, atëherë bartësit e tyre lirohen nga nevoja për tu pajisur me vizë kosovare për hyrje, tranzit, dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës i cili kufizohet në 15 ditë.
Bartësit e Dokumenteve të udhëtimit (Laissez-Passer) të lëshuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, NATO, OSBE, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, janë të liruar nga procedurat për pajisje me vizë që të hyjnë në vend pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre.
