Shteti serb do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sado që një agjendë e tillë ekziston në qarqet serbe.
Gazeta Danas në Serbi shkruan se votimi është vështirësuar që Serbia të mos e lejojë kosovën të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim e Trashëgimi Kulturore.
Sipas burimeve të Danasit, Kosova së pari do të kalojë nëpër votat e Këshillit Ekzekutiv e më pas do të kërkojë një status legjitim pranë Asamblesë Gjenerale të UNESCO-s. Duke qenë se në fazën e parë janë shtetet që kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, atëherë do të jetë e vështirë që të munden votat e shumicës.
Ivica Dacic, ministër në Serbi, pati thënë më herë këtë vit se një situatë e tillë mund të vështirësohet dhe se shteti serb duhet të bëjë cmos ta ndalojë këtë anëtarësim.
Serbia është pjesë e UNESCO që nga viti 2000. Danas citon po ashtu edhe Hashim Thacin, i cili në një tweet në Twitter ka shkruar se mund të pritet që Kosova të jetë pjesë e UNESCO në nëntor të këtij viti.
