Në Prishtinë dhe Gjakovë nga 20-26 qershor 2015, për herë të parë në vendin tonë, mbahet Kampionati Botëror në hendboll për shtetet në zhvillim (meshkuj).
16 shtete do të jenë pjesë e kësaj ngjarje, si: Kosova, Australia, Ishujt Faroe, Armenia, Andorra, Bullgaria, Kameruni, Kina, Estonia,Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Shqipëria, Malta, Moldavia e Uruguai. Ky është edicioni i parë i kësaj ngjarje dhe organizimi iu është besuar Federatës së Hendbollit të Kosovës. Me 20 qershor hapet perdja e këtij edicioni me ndeshjet që do të zhvillohet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë dhe në Palestrën e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Ceremonia e hapjes zyrtare do të bëhet në kryeqytet nesër në orën 18.00.
