Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi ka njoftuar mbylljen zyrtarisht të procesit të votimit në të gjithë vendin. Ajo tha se procesi është mbyllur në kohë rreth orës 19:00 përveçse në Shkodër dhe Vlorë ku ka pasur njerëz në radhë që prisnin të votonin.
Në tërësi procesi ka qenë i rregull dhe me shumë pak probleme, që mund të kenë lindur si pasojë e dorëzimit me vonesë të materialve zgjedhore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhënat e fundit për numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje.
Kryetarja e KQZ-së tha se pjesëmarrja ka qenë 48.28 përqind por kjo shifër mund të ndryshojë pasi flitet vetëm për 1825 Qendra Votimi, ose 35 përqind të procesit. Për herë të parë raportohet edhe për pjesëmarrjen në votime sipas gjinisë, ku 37.69 përqind janë femra dhe 41 përqind janë meshkuj.
