Krasniqi: Miqësia o është e dyanshme, o nuk është fare

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi ka reaguar sot ndaj zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet e Kosovës me Slloveninë, duke shprehur shqetësimin për atë se, siç shprehet, “vasaliteti na është bërë kulturë e sjelljes me te tjerët”.
Ja reagimi i plotë i Krasniqit, të cilin e publikoi në faqen e tij në facebook, me titull “SHUMË HIPOKRIZI!”:
“Duke i dëgjuar krerët e shtetit për politikën e miqësinë, me duhet t’ju them:
Politikat mes shteteve ndërtohen mbi bazë të interesave dhe interesat është mirë, mundësisht të jenë të ndërsjella. Nëse interesat nuk janë të ndërsjella, atëherë kemi të bëjmë me politika vasalitet, thënë më se buti. Kam dronë se vasaliteti na është bërë kulturë e sjelljes me te tjerët! Ndoshta pse jetuam tepër gjatë nën sundimin e të tjerëve!
Ndërsa miqësia o është miqësi e dyanshme o nuk është fare. Si po duket, një shumësi e njerëzve ndër ne, nuk e kuptojnë fjalën mik dhe miqësi, por as politikën si interes. Prandaj jemi këtu ku jemi dhe jemi këta që jemi. Dhe jemi në një kaos të përgjithshëm.
Kjo sjellje jo sovrane po na bën që në mesin tonë të kemi shumë hipokritë dhe të sillemi me hipokrizi.
Ndoshta është e shëndetshme qe më të tjerët nuk jemi kaq xhahil sa jemi ndër veti?!”