Kryeministri djersitet nga pyetjet e deputetëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Që prej marrjes së postit të kryeministrit Isa Mustafa sot është përballur me të gjitha pyetjet që kishin deputetët. Kreu i Qeverisë pati pyetje të ndryshme, ndonëse jo plotësisht deputetët u ndanë të kënaqur me përgjigjet e të parit të ekzekutivit. Derisa pyetjet me të shumta u bënë nga deputetët e Vetëvendosjes.
Kryeministri i Kosovës i është përgjigjur interesimit të deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi rreth pjesëmarrjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic në bisedimet në Bruksel.
Kurteshi tha se ai ka tentuar të bashkohet me delegacionin e Serbisë, për çka kryeministri tha se ai ishte pjesë e delegacionit të Kosovës.
“Në delegacion ka qenë Goran Rakiq pjesë e ekipit të Kosovës dhe jo Serbisë. Ai është kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut. Çka thotë kur del prej aty, çështje tjetër. Ka marr pjesë bashkë me Agim Bahtirin për trajtimin e lirimit të urës mbi Ibër. Objektivi themelor është që t’i integrojmë serbët e komunave të veriut në gjithë sistemin tonë kushtetues e ligjor. Kjo është përpjekja që po bëhet, sipas marrë veshjes së parë së arritur në vitin 2013 dhe e cila është ratifikuar këtu në Kuvend. Unë nuk mund të komentojë deklaratat e tij por ka qenë pjesë e delegacionit tonë, edhe pse ka pasur tentime që t’i bashkëngjitet delegacionit të Serbisë. Ishte një kundërshtim i bashkëpunëtorëve të Mogherinit”, tha Mustafa.
Por, deputeti Kurteshi akuzoi kreun e Qeverisë se po mos të ishte Mogherini, delegacioni i Kosovës do ta lejonte atë që të bëhej pjesë e delegacionit të Serbisë.
“Mos me kanë Mogherini ju nuk i kishit lan. Ata u janë përgjigjur ftesës së Vuqiqit. Çka keni ndërmend me ndërmarrë ndaj gjithë këtyre që paguhen në Kosovë, e punojnë për Beogradi. Nëse ndonjë here ju pengon Mogherini, është meritë e saj. Çka do të bëni ju që mos ta lejoni mos të jenë p jesë e atyre delegacioneve dhe mos të punojnë për interesa të Beogradit”, tha Kurteshi.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i Mustafës, duke i thënë deputetit Kurteshi se Kosova nuk i qet rregulla Brukselit.
“Rregullat e Brukselit nuk i përcaktojnë ne, por Brukseli. Fola për ato rregulla që vlejnë atje sepse delegacionet janë të ndara. Nuk është puna a mundemi apo jo të përcaktojmë me ta. Nuk mund të ulemi me ta kur janë delegacionet e përziera. Çështja tjetër është se ne po bëjmë përpjekjeve dhe nuk mund t’i mbyllim sytë para faktit që t’i integrojmë serbët në organet dhe institucionet e Kosovës. Përpara se kemi pasur asnjë serb nga veriut tani i kemi pjesë të Kuvendit dhe shumë mirë sepse po marrin pjesë me neve në vendimtar”, shtoi ai.
Kryeministri pati edhe pyetje tjera, nga deputetët e vetëvendosjes. Edhe një herë deputetja Albulena Haxhiu, insistoj se këshilltari i tij Besnik Berisha po bënë shkelje ligjore, meqë nuk mund të jetë edhe avokat edhe këshilltar politik i kryeministrit.
“Më 14 prill 2015 me anë të një shkrese kam kërkuar nga agjencioni kundër korrupsionit që të fillojë hetimet për parandalimin e konfliktit të interesit në rastin e Besnik Berisha, këshilltarit të kryeministrit Mustafa për çështje të drejtësisë. Një muaj pas, saktësisht më 18 maj, agjencioni me anë të një vendimi pati mbyllur rastin për parandalimin e rastit për konflikt interesi ndaj z. Berisha, për faktin se siç thuhet në vendimin e Agjencionit kundër korrupsion, po citoj “I njëjti ka dhënë dorëheqje nga këshilltari për çështje të drejtësisë”. Përkundër këtij vendimi z. Berisha prononcohet publikisht si këshilltar i kryeministri Mustafa”, tha ajo.
Por, kryeministri Mustafa në përgjigjen e tij tha se këshilltari i tij Besnik Berisha është dorëhequr dhe tani është vetëm i angazhuar, por jo këshilltar politik.
“Është e vërtetë se kam marrë kërkesën e këshilltarit tim Besnik Berisha që ai të tërhiqet nga pozita e këshilltarit politik, për arsye se ka qenë vërejtje e agjencionit se ajo paraqet një konflikt interesi si i tillë. Ai është tërheq, e kam shkruar vendimin për shkarkimin e tij nga këshilltari politik, dhe ai pastaj është angazhuar në cilësinë e ekspertit këshilltar për zhvillimin e kapaciteteve në institucionet e Republikës së Kosovës, në bazë të mbështetjes nga organizatat e jashtme, UNDP-së dhe KFOS-it. Do të thotë nuk është n ë cilësinë e këshilltari i cili në ligj trajtohet si konflikt interesi, por është ekspert i angazhuar”, tha Mustafa.
E pakënaqur me përgjigjen, deputetja Haxhiu reagoi përsëri duke e quajtur fiskulturë, shkarkimin nga pozita e këshilltarit politik, e angazhimin e tij si ekspert.
“Së pari, sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, zyrtari i lartë publik, pra ku hynë edhe këshilltarët nuk mund të jenë avokat. Ndonëse po thoni që tash quhet ekspert-këshilltar, kjo është sikur fiskullturë, si e tha Ismajl Kurteshi dhe nuk keni bërë asgjë në fakt. Së dyti, sipas ligjit për avokatinë, neni 39 në momentin kur një avokat krijon marrëdhënie të punës dhe tani paguhet nga UNDP-ja dhe KFOS ka krijuar marrëdhënie të punës e humbet të drejtën ose licencën e të qenit avokat. Së treti, sipas po këtij ligji, avokati është profesion i pavarur. Të qenit politik ata janë të obliguar të demonstrojnë lojalitet personal dhe përkushtim politik për eprorin e tyre, në këtë rast për juve”, theksoi ajo.
Por, përsëri reagoi Mustafa, duke këmbëngulur se ai nuk është këshilltar politik, por vetëm i angazhuar si ekspert.
“Ajo që për ju është për problem, për mua është kënaqësi të qeverisi me vendin. Për ju është problem. Por të kthehemi tek tema, ai nuk është këshilltar politik, ne kemi 99 anëtar të këshillit të përgjithshëm të LDK-së, të 99 nuk janë këshilltar të mi, por të 99 i këshilloj në pikëpamje të politikave të cilat ne i trajtojmë, por jo në cilësinë e këshilltar politik, që bien në kundërshtim me ligjin”, shtoi ai.
Kryeministrit ju drejtua edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i cili u interesua për gjigantin metalurgjik Trepça, duke kërkuar nga kryeministri përgjigje se kur do të sillen në Kuvend ligji dhe strategjia për Trepçën e premtuar nga Qeveria.
Ndërsa, kryeministri i vendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Haxhiu, tha se ai nuk mund të përgjigjet për atë çfarë është nga AKP-ja, sepse ai i jep përgjegjësi Kuvendit.
“Sa i përket qeverisë, unë e pranojë se jemi vonuar me propozimin e bordit të agjencionit. Besoj se do ta bëjmë shpejtë, do ta kompletojmë bordin e agjencionit i cili do të votohet këtu në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj ai bord dhe menaxhmenti ekzistues duhet t’i referojnë Kuvendit për të gjitha veprimet që janë bërë. Nëse janë bërë veprime ligjore atëherë çdo njëri duhet t’i marrë përgjegjësitë për këto veprime. Mund të them po ashtu se ne nuk e kemi lënë anash as detyrimin tonë që e kemi marrë këtu lidhur me strategjinë e Trepçës dhe ligjin për Trepçën. Po punohet edhe në njërën edhe në tjetrën. Ne jemi orientuar që të konceptojmë fillimisht strategjinë për Trepçën, në mënyrë që pastaj ligji për Trepçën të përshtatet me strategjinë”, tha Mustafa.
Kryeministri nuk shpëtojë nga kritikat as të Rexhep Selimi, i cili kishte ankesë se Mustafa po ikë nga pyetjet e deputetëve.
Selimi tha se është hera e gjashtë që ai parashtron pyetje dhe tashmë pa përgjigje janë edhe 100 pyetje të tjera.
Por, Mustafa tha se nuk ka arsye të veçantë që t’iu ikë përgjigjeve në pyetjet e deputetëve.
Deputetët patën edhe pyetje tjera, për kryeministrin dhe ministrat e kabinetit qeveritar, nga të cilët morën përgjigje.
Ndërsa, në këtë seancë, janë miratuar edhe disa projektligje në lexi m të dytë dhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.