Maqedonia dhe Bashkimi Evropian sot pasdite në margjinat e Këshillit të BE-së në Bruksel do ta kenë Këshillin e 12-të për Stabilizim dhe Asocim (KSA), në krye të së cilit do të jetë ministri sllovak i Punëve të Jashtme Miroslav Lajçak, vendi i të cilit në fillim të vitit 2016 do ta ndërmarrë kryesinë me Këshillin e Unionit.
Siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, Maqedonia dhe marrëveshja politike që i dha fund krizës politike në vend, sot gjithashtu do të jetë pikë e Këshillit të BE-së, me ç’rast eurokomisari për negociata për zgjerim Johannes Hahn, do të dorëzojë raport deri te përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini dhe shefat e diplomacive të vendeve të BE-së për marrëveshjen që ai e ka ndërmjetësuar javën e kaluar në Shkup dhe i njëjti solli pajtim politik në vend.
Përndryshe, në Këshillin e 12-të për stabilizim dhe asocim të Republikës së Maqedonisë që do të mbahet në margjinat e Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit, ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak do ta prezantojë vendin që do ta mbajë presidencën e radhës të Këshillit në vitin 2016 dhe do të kryesojë në mbledhje në emër të Mogherinit. Shtetin e Maqedonisë sërish në këtë Këshill do ta udhëheqin zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për integrime evropiane Fatmir Besimi, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ana Bllazhevska.
Marrëveshja për stabilizim dhe asocim mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian hyri në fuqi në vitin 2004 dhe është në thelbin e marrëdhënieve mes Brukselit zyrtar dhe Republikës së Maqedonisë, deri te inkuadrimi i vendit në BE.
Maqedonia e mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2005, ndërsa Marrëveshja për stabilizim dhe asocim siguron kornizë të marrëveshjes në të cilën BE-ja dhe vendi bashkëpunojnë dhe ndërmarrin aksione për zhvillimin e ngjarjeve në marrëdhënien e tyre.
