Pas rreth një viti e gjysmë mungim të opozitës në Kuvend, në seancën e sotme të Kuvendit deputetët e LSDM-së për herë të parë parashtruan pyetje në këtë përbërje deputetësh. Ndër pyetjet e shumta deri te Kryeministri dhe kabineti i tij u gjend edhe pyetja e shitblerjes së ngastrave në Vodno, ashtu si edhe rasti “Magjar Telekom”, raportoi sonte në emisionin e lajmeve TV21 në Maqedoni./ 21 MEDIA
