Kuvendi të premten shqyrton ndryshmet kushtetuese pa opozitën(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kuvendi i Kosovës të premten do të shqyrtoj amendamentet për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme, por pa opozitën, meqë tri partitë opozitare kanë lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative. Opozitarët theksuan se nuk duan të jenë pjesë e diskutimeve për ndryshimet kushtetuese të cilat cenojnë sovranitetin e shtetit dhe krijohet Gjykatë etnike.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se historia e çlirimit dhe krimit të shtetit të Kosovës është histori e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare, prandaj, në mënyrë të vendosur duhet ta ruajnë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare.
Veseli: Shtetin dhe sovranitetin Kosovës askush nuk do ta cenoj