“La Fete de la Musique”në Prishtinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca Franceze e Prishtinës, në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prishtinës, të dielën, më 21 qershor organizojnë sërish “Festën e muzikës (La Fete de la Musique)
“Festa e muzikës” apo dita ndërkombëtare e muzikës, nisi të shënohet nën kujdesin e Jack Lang, ministrit të Kulturës në Republikën e Francës gjatë viteve 1981 -1986. Për herë të parë “Festa e Muzikës” u organizua në Francë në vitin 1982, më 21 qershor.
Ndër artist të tjerë vitin e kaluar në këtë organizim u ngjit në skenën e sheshit të Prishtinës edhe këngëtarja e famshme e xhazit, Elina Duni.
Në skenën e amfiteatrit Zahir Pajaziti, do të performojnë dy grupe franceze, Bojan Z me grupin Modern Times dhe për herë të parë në Prishtinë këngëtarja Brandly Butler nga ora 20:00 si dhe grupi pop Penditif, nga ora 21:30.