Sipas studimeve të kryera më herët, kërkuesit mësojnë faktin se lëkura e portokallit ka më shumë vlera sesa lëngu i portokallit.
Lëkura e portokallit është e tejmbushur me antioksidantë të fuqishëm të quajtur superflavonide, të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit.
Sipas kërkimeve të bera në SHBA, antioksidantet që gjenden në lëkurë janë 20 herë më të fuqishëm, se ato në lëngun e shtrydhur të portokallit.
Lëkura përmban më shumë fibër se vetë portokalli, dhe ka efekte kundër pezmatimeve, duke lehtësuar punën e zemrës.
Përveç kësaj, lëkura e portokallit përmban vitamina A, C, B6 dhe B5; kalcium; riboflavin; thiamin; niacin; dhe folate.
