​Luis Enrique mbron portierin Ter Stegen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Portieri i Barcelonës Ter Stegen është gjendur nën zjarrin e kritikave pas humbjes së Barcelonës nga Celta Vigo. Por, trajneri Luis Enrique ka mbrojtur portierin Marc-Andre ter Stegen , duke deklaruar se ai nuk është përgjegjësi i vetëm për humbjen e Barcelonës që ka pranuar 4 gola.
Humbja 4:1 e së mërkurës nga Celta Vigo ka shtuar trysninë ndaj skuadrës e në veçanti ndaj portierit dhe për këtë Luis Enrique deklaroi se problemet aktuale të Barcelonës nuk janë vetëm problem i portierit.
“Unë nuk e di se çfarë keni thënë ose shkruar kështu që unë nuk mund të komentoj për kritikat”, tha ai në një konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës.
“Kritika është pjesë e juaja, por për të qenë një profesionist dhe duke qenë një portier është një situatë shumë unike. Ju mund të shihni shumë qartë nëse një portier ka ndihmuar ekipin apo jo. Nuk është vetëm Ter Stegen apo Jordi Masip faji i tyre – kjo është përgjegjësi e të gjithë ekipit”.