Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, iu ka rikujtuar edhe njëherë autoriteteve kosovare dhe qytetarëve të saj se Kosova ende duhet të përmbushë disa kushte për liberalizimin e vizave dhe ka përmendur luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndalimin e migrimit ilegal të kosovarëve.
Gjatë një konference për media në Prishtinë, ajo ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës dhe rajonit nuk kanë të drejtë për azil në vendet e Bashkimit Evropian, pasi sipas saj, azili mund të jepet vetëm për ato vende që janë në luftë./ 21 Media
